Psikoterapia Pozitive është një qasje e re në psikoterapinë humanistike e bazuar në konceptin psikodinamik.

•    Psikoterapia Pozitive  zhvillon konceptin humanistik të njeriut duke marrë parasysh aspektet transkulturale të njeriut në zgjidhjen e konflikteve.
•    “Pozitive” nuk do të thotë se çdo gjë duhet të shikohet pozitivisht, por qasja ndaj problemit duhet shikuar nga të gjitha format, aspektet dhe qëndrimet.
•    Qëllimi kryesor në Psikoterapinë Pozitive është zhvillimi dhe aplikimi sistematik i metodologjisë së strukturuar mbi kualitetin e jetës.
•    Psikoterapia Pozitive është afatshkurtër, ku trajtimi kryhet më shkurt se në qasjet tjera psikoanalitike.
•    Çrregullimet dhe konfliktet nuk janë vetëm faktografike, por njeriu në të njëjtën kohë posedon kapacitete për të përballuar me ato.
•    Psikoterapia Pozitive vërteton se njeriu posedon dy lloj kapacitetesh
    - kapacitetin për të dashur
    - kapacitetin për të ditur
•    Në Psikoterapinë Pozitive klienti dhe pacienti mësojnë, dhe arrijnë që të ndryshojnë rolin e tyre nga pacienti te terapisti.
•    Psikoterapia pozitive ofron mundësinë e koncepteve themelore në trajtimin e të gjitha sëmundjeve dhe konflikteve. Kjo qasje përfshin konceptet në të cilat mund të përdoren metodat e ndryshme të shkollave dhe drejtimeve të shumta psikoterapeutike.    

Psikoterapia Pozitive ka tri aspekte në qasjen e vet.

1. Niveli i fillimit pozitiv
2. Krijimi i balancë modelit
3. Pesë nivelet në Psikoterapinë Pozitive

Parimet  në Psikoterapinë Pozitive


1. Parimi i shpresës
2. Parimi i baraspeshës
3. Parimi i konsultimit

Read more...